image/svg+xml
  • ose

  • ose

Qasja
jonë

Kur shohim një ndërtesë, automobil, karrige ose qoftë edhe një lugë që është punuar me shumë shije dhe kreativitet, lë përshtypjen si një dizajn i parashikueshëm kur ke parasyshë përdorshmërinë e tyre. Nëse analizon tërësinë dhe lidhjen ndërmjet pjesëve, kupton se për të arritur atë nivel të produktit final, projektuesi do të duhej të mendojë thellë dhe në mënyrë jo të zakonshme, për t’i rrëzuar kufizimet, dhe të zbulojë mënyra të reja të përdorimit.
Ne përmiqemi që të arrijmë këtë, me ndërtesat tona. Jo për hir të daljes jashtë konventave (off box), por sepse ndërtesat dhe elementet e mirë menduara nga kënde jo të zakonshme japin rezultate të paparashikueshme dhe ndërtesa më interesante në aspekte shumëdimensionale.
Gjatë punës në projekte, ne vazhdimisht jemi në kërkim të gjendjes ku të gjithë jemi të kënaqur me atë se çfarë po bëhet ndërtesa, vjen momenti kur dizajni është tamon . Në këtë nuk kufizohemi në materiale, stil apo ngjyrë specifike, sepse qasja e tillë tregon anshmëri në raport me projektin. Përkundrazi tentojmë që çdo projekt të jetë përgjigja e duhur për vendin konkret.

  • Arkitekturë

    Projektimi dhe mbikqyrja e ndërtesave me destinime të ndryshme, së bashku me të gjitha fazat përcjellëse

  • Projektimi urbanistik

    Planifikimi dhe projektimi i planeve urbane të niveleve të ndryshme.

  • Projektimi i brendshëm

    Projektimi i hapesirave të brendshme dhe mbikëqyrja e punëve gjatë realizimit

  • Renovime

    Projektet e renovimeve të hapësirave egzistuese apo edhe projektimi për rishfrytëzimin e hapësirave të braktisura, apo të pashfrytëzueshme.

  • Konsultime profesionale

    Hulumtimet e tregut, analizat e gjendjes egzistuese, ofertimet si dhe konsultat e tjera profesionale

  • Dizajn i orendive

    Modelimi dhe realizimi i llojeve të ndryshme të orendive

Lorik Rexhaj

Drejtor, MSc(Arch)

Njeri i vendosur dhe i fokusuar i cili rritet me çdo projekt duke e rizbuluar veten. Një arkitekt që nuk impresionohet lehtë, dhe nuk ndalon së kërkuari deri sa projekti të jetë tamam.
Si një mbështetës i fenomenologjisë në arkitekturë, ai shijon punën për të arritur ndikimin shqisorë të ndërtesës.
I shkathët me softverët e fundit për 3D modelim dhe dizajn parametrik, përpiqet që projektet të jenë origjinale, pa referenca të jashtme, të nxjerrura nga një program specifik projektues dhe rrethana të veçanta.