-
ose
-
-
ose
-
VILA M
Vilë në periferi
Sipërfaqja 400m2
Pejë
Sipërfaqja 400m2
Këndi paraqet një pikë kulmore të përjetimit të një ndërtesë dhe shpeshherë hasim se atij i jepet kujdes i veçantë në trajtimin e fasadave. Në vilën M ne kemi tentuar që në mënyrë figurative t’i kundërvihemi këtij raliteti, duke e formësuar ndërtesën si një ndërthurje mes dy katrorëve ku vendi ku do të takoheshin muret në kënd të drejtë është formësuar në formë harku. Pra sytë e njeriut duke ecur nëpër fasadë nuk kanë një pikë ku të ndalen por vazhdojnë nëpër rrafshe deri sa kthehen në pikën fillestare. Shkallët spirale dhe ndriçimi në plafon nga dritarja e rrumbullakët e përforcon identitetin e tillë të kësaj vile. Arkitektura përfaqëson një kundërvënie artistike ndaj ‘glorifikimit’ të këndit duke e kthyer vëmendjen kah tërësia e pjesëve që e përbëjnë atë, duke e bërë element kryesor vizual fasadën. Fasada është e punuar me tulla, ndërsa harmonia e saj me ngjyrën e errët është lehtë e vërejtshme. Ngjyra e zezë, edhe pse nuk e shohim shpesh në shtëpi apo ndërtesa tjera banimi është përshatur me kujdes dhe është vendosur në pjesët ku kërkohet më shumë vëmendje dhe janë më të pasura me elemente arkitektonike.