-
ose
-
-
ose
-
SHTËPIA N
Banim në periferi
Sipërfaqja 240m2
Prishtinë
Sipërfaqja 240m2
Banimi në periferi të një qyteti siç është Prishtina është përparësi sepse i shfrytëzon të mirat e jetës në periferi siç janë qetësia, intimiteti familjar dhe vizurat e bukura. Poashtu përparësinë e afërsisë me qytetin si qendër sociale ekonomike dhe arsimore.
Shtëpia në qytet duhet të fshihet, të jetë e mbrojtur nga sytë kurioz të rrethinës, ndërsa hapjet e mëdha dhe ndriçimi i pa penguar është një komoditet që nuk e sheh si karakteristikë të këtyre shtëpive.
Përgjasimi i vëllimeve të dala në fasada me struktura të rrënojave të lashta arkaike është i qëllimshëm dhe bëhet që një shtëpi e tillë me masa të vogla të përjetohet si e rëndë dhe imponuese ndaj çdokujt që e sheh. Vendosja me kujdes e dritareve dhe tërheqja e mureve të atikës dhe të brezit të poshtëm në një rrafsh me to na bën të mendojmë se e kuptojmë sistemin konstruktiv të kësaj shtëpie dhe se është një sistem masiv muresh mbajtëse që e bën bartjen e ngarkesave nëpër strukturë. Kjo sepse lidhshmëria e saj me ato monumente masive të cilat i kemi parë gjatë jetës për mendjen është e pashmangshme. Në fasada vërejmë lojën plotë-zbraztë e cila është përcjellur me shumë kujdes edhe në drejtimin vertikal që iluzioni i masives të jetë sa më i efektshëm. Mungesa e dekorimeve të tjera në sipërfaqe tenton ta shfaqë pastërtinë dhe vrazhdësinë e kësaj strukture e cila në vetvehte qëndron si një shkëmb në vendin e saj