-
ose
-
-
ose
-
RICOH – AL
Showroom
Sipërfaqja 450m2
Tiranë
Sipërfaqja 450m2
Pasuria më e madhe e një kompanie, një vendi dhe e gjihë botës është imagjinata e njerëzve të saj. Me kreativitet dhe bashkëpunim njerëzit mund ta përmirësojnë mënyrën se si bashkësitë punojnë dhe jetojnë së bashku. Që nga fillimi Ricoh ëshë frymëzuar prej besimit në fuqinë e ideve kreative.
Ricoh e realizoi këtë vizion përmes një kombinimi të teknologjisë, inxhinierisë dhe kualitetit në prodhim. Paisjet ricoh e revolucionarizuan mënyrën e funksionimit të biznesit.
Dizajnimi i ‘fytyrës’ së një gjiganti që e përshkruan vehten me këto fjalë është padyshim një detyrë sfiduese. Përdorimi i parimit të punës së fabrikave ku prodhohen paisje me precizitet të lartë ka qenë njëri ndër fakorët që e ka formësuar brendësinë e këtij showroomi. Këtu shohim linja dhe kënde të drejta të cilat përveq stabilitetit dhe besueshmërisë, reflektojnë edhe teknologjinë e lartë (high tech). Me sipërfaqet e mëdha të qelqit dhe masivet e formësuara që të japin përshtypjen se e gjithë pesha e ndërtesës qëndron mbi to. Paleta e ngjyrave të përdorur ëshë e ngushtë dhe e përzgjedhur me kujdes për të arritur ndjesi të veçanta në hapësira të ndryshme. Ndërsa zyra e menaxherit është ndarë fizikisht nga pjesa tjetër e hapësirave që afaristëve që e viziojnë hapësirën t’u ipet një këndvëshrim tjetër mbi punën e kompanisë.