-
ose
-
-
ose
-
LOKAL AFARIST
Dyqan dhe manufakturë filigrani
Sipërfaqja 130m2
Prishtinë
Sipërfaqja 130m2
Filigrani është një zeje punë dore që punohet në ar dhe argjend, e cila me shekuj zhvillohet në Kosovë. Është traditë autoktone e cila qendër kryesore të zhvillimit e ka qytetin e Prizrenit. Kjo zeje përballet me rrezikun e zhdukjes nga gjenerata në gjeneratë. Rreziku është më i theksuar në kohën e tregëtisë së lire kur ne po jetojmë, sepse importi i produkeve më të lira të prodhuara në masë po e shkelë tregun e artizanateve autoktone siç është filigrani. Në kohën kur gjithëçka, ka apo s’ka vlerë shkëlqen, shkëlqimi i filigranit i mbetur në lokalet e vogla e të errëta të çarshive të vjetra është zbehur në sytë e njerëzve. Bukuria e tij duhet te shprehet dhe ai të paraqitet para njerëzve që kjo zeje të vlerësohet përsëri, dhe të sigurohet vazhdimësia e saj nëpër gjenerata.
Proporcionet ‘hyjnore’ paraqesin raporte harmonike të pjesëve të një tëresië mes njëra tjetrës. Shumë prej artistëve dhe arkitektëve prej historise me të hershme e deri më sot i perdorin keto proporcione e sidomos atë që njihet si drejtkëndëshi i artë me raport 1 me 1.63… duke besuar se ky proporcion estetikisht është tërheqës për syrin. Ky raport paraqitet shpesh edhe në natyre por edhe në raportin e pjesëve të trupit të njeriut ndaj njëra tjetrës, Për të arritur proporcione të tilla në kompozicionin e mureve të brendshme, ne kemi ulur lartësinë e plafonit per 10cm dhe kemi pervehtësuar si modul gjëresinë e shtylles. Kete modul pastaj e kemi përdorur në dizajnin e vëllimeve të brenshme. Enterieri është në simetri të plotë ndërsa dy muret anësore ku ekspozohen bizhuteri më unikate kanë proporcionet e prerjes së artë