-
ose
-
-
ose
-
KOMPLEKSI B5
Banim kolektiv, tipologji fleksibile
Sipërfaqja 101100m2
Prishtinë
Sipërfaqja 101100m2
Ideja qëndron në krijimin e dy ambienteve të ndryshme të cilat ofrojnë përjetime dhe ndjenja të ndryshme. Koncepti i një blloku të mbyllur përciellet me arkitekturën, materialet dhe ngjyrat të cilat janë përdorur. Koncepti fillestarë rrjedh nga kontrasti i të bardhës me të zezën dy ngjyra të kundërta po që nuk do të kishin kuptim pa njëra tjetrën. Kështu do të krijohet një bllok i mbyllur ku pjesa e brendshme është krejtësisht e kundërt me atë të jashtmen. Pikërisht elementi i përjetimeve të kundërta, brenda-jashtë është element që krijon një atmosferë të veçantë si brenda oborrit të brendshëm poashtu edhe përgjatë fasadës së jashtme. Përdërisa ngjyra e zezë nga jashtë e bënë bllokun të duket më i vogël sesa është në realitet, në anën tjetër nga ngjyra e bardhë e bënë hapësirën brenda të përjetohet më e madhe dhe më e lehtë vizuelisht
Objeketet zhvillohen si tipologji të veqanta me korridore qendrore të shmangura çdo tre etazhe. Kjo tipologji arrihet me banesa të cilat zhvillohen në gjysëm nivele njëlloj si në shtëpitë individuale ku kemi ndarje të qartë te zonave funksionale, në katin e parë në nivelin e galerisë, ndodhet zona e ditës, qwndrimi ditor ndërsa në katin e dytë zona e natws, dhomat e gjumit. Furnizimi i një korridori në tri kate mundëson një zgjidhje mjaftë ekonomike të planimetrisë sepse kemi sipërfaqe shumë më të vogël të korridorit të shpërndarë proporcionalisht për numrin e banesave. Duke qenë se apartamentet në banesat e zakonshme me koridor vendosen në të dy anët e korridorit, nuk kanë ajrim të tërthortë, dhe poashtu vendosja meridionale e tyre jep një zgjidhje ku asnjëra banesë nuk mund të kthehet kah jugu ndërsa tek ky lloj I banesava njësitë shtrihen përgjatë gjithë gjatësisë tërthore dhe kanë dalje në të dy anët e objektit duke arritur kështu ajrim të tërthortë dhe orjentim më të mirë. Koridori është burim I zhurmës dhe kur është gjdo 3 etazhe zvoglohet efekti I tij negativ në minimum.