-
ose
-
-
ose
-
INSTITUT BOTANIK
Punë pranë natyrës
Sipërfaqja 485m2
Theth, Shqipëri
Sipërfaqja 485m2
Arkitektura e një ndërtese mund ta shfaqë apo ta fshehë veprimtarinë që zhvillohet në të. Vizioni i arkitektit, tipologjia, niveli i sigurisë dhe planvendosja e saj në raport me rrethinën e përcaktojnë këtë. Në rastin e një instituti për hulumtime bimore transparenca mundëson ndërveprimin e njerëzve me natyrën dhe e bën të mjegullt kufurin mes brendësisë dhe jashtësisë. Kjo ndërtesë e ndikon rrethinën e saj, edhe pse është me etazhitet të ulët përceptohet si e rëndë dhe imponuese ndaj atij që i afrohet. Me këtë mëton ta reflektojë besueshmërinë e institucionit i cili vepron në të, e gjithashtu edhe publikimeve dhe punës shkencore që del prej tij. Edhe pse e tërë fasada është e tejdukshme, ndërtesa të ngjan në një fortesë, dhe si për ironi kjo është e rrethuar nga një kanal uji nëpër të cilin kalojnë hyrjet si ura.
Qështjet e projektimit të qëndrueshëm janë marrë parasysh gjithashtu. Me animin e fasadës nga jashtë dhe strehës së dalë në formë ancaku kemi arritur t’a shmangim tejngrohjen e ndrtesës nga ndriçimi i drejtpërdrejtë i diellit në stinën e verës. Ndërsa rrezet e diellit me kënd të ulët gjatë stinës së dimrit depërtojnë brenda ndërtesës dhe e ngrohin atë në mënyrë pasive.