-
ose
-
-
ose
-
DUVA DENTAL
Klinikë dentale
Sipërfaqja 80m2
Tiranë
Sipërfaqja 80m2
Kur ke një sipërfaqe të madhe në dispozicion, hapësira të lejon që të bësh manovra vizuale të cilat edhe pse të bukura mund të jenë disi të parashikueshme. Por mjeshtëria vërehet atëherë kur ke një program të ngjeshur dhe hapësirë shumë të kufizuar, të dalësh me një projekt të kompletuar. Në klinikën dentare në Tiranë qëllimi ishte që me anën e materialeve, ngjyrave dhe lojës me përceptimin e hapësirës t’i ofrojmë shfrytëzuesit dhe më me rëndësi pacientit një atmosferë më të këndshme. Sekuenca fillon me hapësirën e pritjes e cila edhe pse me dimensione shumë minimale, me anën e futjes së tavolinës së pritjes dhe Wc-së në dy ‘nisha’ kemi arritur një hapësirë të pastër drejtkëndore vetëm për pacientët. Në këtë hapësirë menjëherë bie në sy dera transparente e cila me dimensionet e mëdha dhe dizajnin minimal të lë përshtypjen se je duke kaluar nëpër një portë në një tjetër atmosferë. Korridori minimal me dimensione vetëm sa për t’i zënë dyert është dizajnuar asisoji që të përjetohet më i madh se sa që është dhe këtë e kemi bërë me një pasqyrë në fund të tij dhe ndriqim në formë portash përgjatë tërë murit deri në tavan dhe prapë në dysheme. Dhomat e ndërhyrjeve janë mbajtur sa më të thjeshta me një mur elementesh dhe karrigen në pozitë qëndrore me pamje nga dritarja dhe ndriçim të mjaftueshëm për punën që bëhet. Ndërsa krejtësisht nw kontrast, zyra e doktorit është konceptuar ashtu që të jetë një vend i ikjes për doktorin kur lodhet nga puna apo edhe kur e përfundon atë ta stimulojë trurin e tij me një ngjyrë të fortë dhe mobilje mw ekskluzive. Kjo e bën atë që ta përceptojë si një hapësirë krejtëisht e shkëputur nga pjesa tjetër e ordinancës.
Pushteti i arkitektit qëndron në ndikimin në emocionet e njerëzve që kalojnë nëpër hapësirën e projektuar nga ai. Ta ngacmosh të menduarit me zgjidhje jo të zakonshme e ta vëresh se pikërisht në to zbulohet shpirti i një materiali, një hapësire, një vendi…