-
ose
-
-
ose
-
BORSH RESORT
Banim buzë detit
Sipërfaqja 120m2/njësi
Borsh, Shqipëri
Sipërfaqja 120m2/njësi
Borshi është një fshat buzë detit Jon i cili si veçanti në krahasim me vendet e tjera të bregdetit të jugut e ka konfiguracionin e rrafshtë të terenit, dhe plantacionet e shumta të ullinjve. Ka ende numër të vogël ndërtimesh dhe duhet pasur kujdes që të mos dëmtohet karakteri i fshatit mesdhetar buzë detit me ndërtime të egra. Pushimi në det është relaksues dhe shlodhës, pasi me ndryshimin e vendit përjetimi shqisor ndryshon dhe ne gjindemi në një atmosferë tjetër nga ajo e zakonshmja. Këtu sfondi i gjithëçkaje është i kaltër dhe i pafund. Ai është i parival edhe në qetësinë e mëngjeseve verore, por edhe në madhështinë dhe fuqinë e rrëmbyshme të netëve të vjeshtës. Prandaj nëse ne nisemi me idenë që të ndërtojmë diçka që e tërheqë syrin nuk do t’ia arrijmë sepse para fuqise së kësaj krijimtarije madhështore gjithëçka duket e vogël.
Vizioni ynë ideal për banim në det është një shtëpi e padukshme, sepse atje, vendi prej nga niset gjithëçka është bregdeti dhe jo shtëpia, pra i gjithë përqëndrimi duhet të jetë drejt detit, të mos tentojmë të ja cënojmë primatin e mbizotërimi të peisazhit. Shtëpia e ideuar pjesë e këtij kompleksi ka pamje minimaliste duke tentuar të zhduket në peisazh, me përdhesën që mëton të bëhet pjesë e tokës prej së cilës del, me anë të ngjyrës së dheut dhe teksturës së vrazhdë. Ndërsa kati kur shihet në kohë të ndryshme të ditës, zhduket dhe bëhet një me qiellin, në saje të ngjyrës së bardhë dhe materialit të përdorur, duke fshehur nga pamja siprfaqen e kulmit, për t’i lënë vetëm gjurmët e tij në profilin e pjerrët të murit të atikës.